Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ky i fundit po e shkel institucionin e Presidentit.

Sipas Osmanit, presidenti nuk po e luan rolin e vet si faktor uniteti dhe këtë sipas saj e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit, kur ai mblidhte vota për mocionin e rrëzimin e Qeverisë e deri kur filloi të bëjë fushatë për PDK-në, shkruajnë mediat kosovare. Ajo përmendi një takim që presidenti e ka mbajtur sot me kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës.

Osmani më tej tha se presidenti po i keqpërdorë edhe pakicat. Deputetja e LDK-së më tej tha se presidenti nuk është treguar transparent as me takimet që ka mbajtur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe mos transparencë për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Mes të tjerash deputetja pohoi se Thaçi në një kohë kur nuk përfaqëson institucionin e Presidentit, po e degradon atë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb