TIRANE-Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj ka sjellë në vëmendje zgjedhjet para 5 vitesh për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku fitoi Lulzim Basha. Hadarmataj shkruan se 5 vite më parë fitoi platforma ambicioze, ndryshe nga sot ku drejton propaganda e e fasadës.
Mimoza Hajdarmaraj sjell disa foto ku ëhstë fokusuar duke numëruar votat e fundit që vendosnin fatin e Bashës si kryebashkiak.

5 vite më parë, gjatë numërimit të votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Z. Lulzim Basha fitoi në sajë të parimeve të garës së zgjedhjeve demokratike dhe një platforme ambicioze.
5 vite më pas, Tiranën e drejton politikani i mashtrimit, propagandës së fasadës dhe shkelësi i Kushtetutës.
Votuesit e 2011-ës dhe të 2015-tës, po binden përditë e më shumë për dallimin e madh mes dy botëve politike.
PD me lidershipin e saj, kryetarin Lulzim Basha po mban gjallë shpresat dhe besimin se këtë vend nuk do ia lëmë peng krimit dhe korrupsionit.
Lulzim Basha tashmë është profili më publik i kryeministrit të ardhshëm të shqiptarëve.
Platforma e Tij, platforma e PD është programi për ringritjen.”

Në fund të mesazhit, Hajdarmataj shkruan; “‪#‎LulzimBashaKryeministër‬”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: