TIRANË- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku shprehet e bindur se partia ku aderon del e forcë e parë në zgjedhje nëse zbatohen rregullat e lojës. E ftuar në “Këndin e ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24, Tabaku tha se PD i ka të gjitha mundësitë të jetë forcë e parë në zgjedhje pa LSI-në, të cilës i ka bërë ftesë të bashkohet për zgjedhje të lira.

“LSI-në e ftojmë të bashkohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD i ka të gjitha mundësitë të jetë forcë e parë në zgjedhje, si parti pa LSI. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, me programin që kemi jam e sigurt se jemi forcë e parë. PD e vetme, me rregulla loje del e para”, deklaroi Tabaku.

E pyetur për një emër të mundshëm që mund të drejtojë qeverinë teknike nëse plotësohet kjo kërkesë e opozitës, Tabaku tha se është e rëndësishme që të mos jetë person politik.
“Kriteri që kemi vendosur është të mos jetë person politik. Do ishte ideja më e mirë dhe më normale”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: