TIRANË

Partia Demokratike ripërsërit akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke denoncuar planin e tij për të shkatërruar PD-në. Deputetja e PD Orjola Pampuri publikon video nga 8 janari, ku shfaqet Berisha duke bërë shenja ndaj protestuesve dhe thotë se gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botë

“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve  që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”, deklaron Pampuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: