Mbrëmjen e djeshme deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka dërguar një shkresë përmes postës elektronike drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkonte rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria.

Në shkresë u evidentuan edhe një herë arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht u kërkua që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje.

Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej. Vendimi që u morr nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv.

Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja.

Whatsapp Image 2022 10 01 At 08.23.38 (1)
Whatsapp Image 2022 10 01 At 08.23.38 (1)

Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë.

Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb