Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka kujtuar revoltën e Qafë-Barit.

Në një postim në rrjete sociale ajo thotë se nuk duhet harruar dhimbja që kanë kaluar të përndjekurit, persekutuarit dhe pushkatuarit nga regjimi më i egër çnjerëzor ndaj popullit.

Komunizmi sipas aj ka lënë pas plagë të thella të cilat ende nuk janë shëruar, e shton se duhet bërë gjithçka që historia të tregohet e vërtetë.

Postimi i Dhurata Çupit

Një ditë reflektimi dhe kujtese. Ditë për të mos harruar dhimbjen nëpër të cilën kanë kaluar qindra e mijëra shqiptarë të përndjekur, persekutuar e pushkatuar nga regjimi më i egër çnjerëzor ndaj popullit. Komunizmi ka lënë pas plagë të thella të cilat ende nuk janë shëruar. Duhet bërë gjithçka që historia të tregohet e vertetë.
Foto nga vizita me kolegë te PD , në kampin e Qafë- Barit , ne vitin 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb