TIRANE- Pas votimit në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkonte arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri, ka reaguar në Twitter deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari.

Vajza e ish deputetit të ndjerë, Azem Hajdari ka publikuar foton e Ramës teksa foli për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa ka kapur edhe një detaj në veshjen e kryeministrit.

Në xhaketën e Ramës vërehet një yll të cilin deputetja e krahason me yllin komunist.

“Tension i lartë në Shqipëri pas votimit të Tahirit, kujton sistemin e shtypjes komuniste të Enver Hoxhës, dhe jo vlerat e BE-së që ne aspirojmë” shkruan Hajdari.
4rgtfbv
rudina-hajdari-ne-kuvend1
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: