Ngjarja e djeshme e rrëmbimit të një 11-vjecare nga kushëriri skizofren që ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit vjen në vëmendje nga deputetja demokrate, Arbjola Halimi. Halimi fokusohet tek Spitali Psikiatrik i Elbasanit, stafi i të cilit përbëhet nga mjekë të pakualifikuar.

“Dicka për vogëlushen fatkeqe 11 vjecare të rrëmbyer dje nga një person me disekuiliber mendor dhe Spitalin Psikiatrik te Elbasanit.

Spitali ka gjithsej 5 mjeke dhe vetem 1 specialist pas daljes ne pension te nje prej psikiatërve me zë në qytet, Dr. Ermelindes.
Drejtoresha e spitalit është e diplomuar për laborante ne nje nga universitetet private me te perfolura ne vend.

Vizitat e pare apo konsultat ne ambulator sic i thonë i kryen nje mjek i pergjithshëm pa formim psikiatrik sikurse dhe 4 te tjere pa specializim ne psikiatri.
Psikologu nuk është kurrë i pranishem gjatë vizitave dhe konsultimeve për diagnozën ndërkohë që e ka detyrim të jetë por nuk e lejojnë.
Analizat në pavione nuk bëhen prej 3 vitesh.
Së fundi mjeku që bën vizitat që s’ka lidhje me psikiatrinë e shëndetin mendor kryetar komisionesh kempi për këtë kategori në Librazhd, Gramsh dhe Elbasan”.

Reagimi vjen pas ngjarjes dje në Xhafzotaj ku Arben Kabashi, i sëmurë skizofren rrëmbeu kushërirën 11 vjecare dhe e mbajti në banesën e tij ku e kërcënonte me thikë. Fatmirësisht ngjarja përfundoi me lirimin e së miturës dhe dërgimin e Kabashit në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Kabashi në këtë Spital kishte mjekuar dy herë dhe ishte diagnostikuar me Skicofreni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb