TIRANE– Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu ka zhvilluar një vizitë në Britani me ftesë të kryeministres Tereza May. Përmes një statusi në Facebook, Kadiu thotë se në takimet që ka zhvilluar me deputetët dhe përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësim kryesor dhe temë kryesore ishte krimi i organizuar shqiptar dhe tejmbushja e burgjeve me shqiptarë në Britani.

Statusi i plotë:
Gjate ketyre diteve si e ftuar nga Partia Konservatore e kryeministres Tereza May në aktivitetin ” Mbi gjithpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë” dua te ndaj me ju sa me poshte:
Në takimet me deputete dhe përfaqësues të Partise Konservatore shqetësim kryesor dhe për fat të keq temë kryesore ishte krimi i organizuar shqiptar, rritja eksponenciale e krimit, tejmbushja e burgjeve me shqiptarë.
Lidhja e qeverisë me krimin, korrupsioni si dhe projekti për kanabizimin e Shqipërisë ka përfshirë shumë qytetarë në veprimtari kriminale. Në të gjitha bashkëbisedimet me përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësimi kryesor i bashkëbiseduesve ishte që qeveria shqiptare nuk po bën asnjë hap konkret për të ndihmuar në luftën ndaj krimit!
Sigurisht që shpreha gatishmërinë tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Partinë Konservatore të kryeministres May si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pata mundesine te falenderoj ndërkaq Partinë Konservatore të Britanisë për ndihmën që i jep PDSH-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: