Teksa protesta ka filluar, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh mbi ecurinë e protestës duke thënë se është në dorë të protestueseve, teksa shtoi se çdokush ka sot një arsye për të protestuar.

“Shumë arsye për të protestuar, kriza e çmimeve, karburante, projekt buxheti 2023 për PPR dhe koncesione dhe jo qytetarët. Ka ardhur momenti që kushdo ta kuptojë kush është sovrani në këtë vend. Protesta e opozitës së bashkuar do ketë mesazhe të forta. Qytetarët e dinë vetë sesi do veprojnë në ecurinë e protestës”, tha Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb