PRISHTINE- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar të gjithë ata që po i sulmojnë partinë.

Haxhiu ka thënë se qëllimi i atyre që luftojnë e sulmojnë Lëvizjen është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël.

“Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje! është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël”, ka shkruar Haxhiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: