KOSOVË- Është deputete në Kuvendin e Kosovës, por jo gjithmonë flitet për punën e saj. Ajo që e karakterizon atë, është fiziku i saj. Duda Balje është deputetja që përfaqëson komunitetin boshnjak në kuvendin e Kosovës. Ajo përshkruhet si një “bionde e gjatë, me trup tejet hot dhe një shqipe të folur mjaft simpatike”. “Jam deputete në mandatin e dytë në Kuvendin e Kosovës, përfaqësoj komunitetin boshnjak. Jam nënë e tre fëmijëve. Nuk është e lehtë për një femër të jetë perfektet edhe në punë edhe në shtëpi por unë kam shumë energji dhe shumë vullnet dhe jam perfeksioniste dua të bëj perfekt edhe punën edhe familjaren”, thotë deputetja.

Ajo tregon se komplimente merr më shumë prej meshkujve se sa prej femrave dhe se i pranon me kënaqësi. “Komplimentet prej meshkuj i shikoj që në shprehi të fytyrës. Burri im është xheloz por është mësuar me këtë situatë sepse unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes, në shkollë kam qenë, në fakultet, në punë tani, është normale”, tregon Duda.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: