TIRANE

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu i ëshë përgjigjur përmes një statusi në facebook ish ministrit Arben Ahmetaj, i cili analizoi sot paketën e demokratëve për zhvillimin e ekonomisë.

 “Partia demokratike propozon tatimin proporcional prej 9% për të gjitha pagat duke nisur nga shuma mbi 30.000 lek. Sot partia Socialiste i merr shqiptarëve 13% dhe + 23% për diferencën mbi 120.000 lek.”.

Postimi i plotë:

Per te sqaruar disinforminin qe shkakton Arben Ahmetaj sa here qe flet.

Partia demokratike propozon tatimin proporcional prej 9% per te gjitha pagat duke nisur nga shuma mbi 30.000 lek.Sot partia Socialiste i merr shqiptareve 13% dhe + 23% per diferencen mbi 120.000 lek.

Megjithate e gjithe propaganda Robin Hood-iane per taksimin e larte mbi shtresat e pasura ne USA, Zoti Ahmetaj as nuk mund ta artikuloj dot per Shqiperine.

Sepse nuk ka shqiptar te pasur se ka nje page te larte. Le te tregoje Zoti Ahmetaj se pari kush eshte burimi i te ardhurave te shtresave te pasurve te Shqiperise, e pastaj te ngre nje analoge me USA apo dhe me henen Po deshi.

Per ti ardhur ne Ndihme Mund ti kujtoj Zotit Ahmetaj sa taksa pagoi Shoku i tij kur mori koncesionet e incerenatoreve dhe Ia shiti ato për 24 ore nje subjekti tjeter???? Sa mund, Pune te merituar apo vlere te shtuar i dha ai shoqerise tone per te perfituar miliona euro. Ky eshte burim te ardhurash qe as Zoti Ahmetaj e askush nga Partia Socialiste nuk flasin, por tallen me taksimin mbi pagat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb