Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Shqipërisë, Luljeta Bozo feston sot 79-vjetorin e saj. Ajo ka lindur në vitin 1942 dhe këtë vit pati fatin që për herë të parë në jetën e saj të bëhet përfaqësuese e parlamentin duke garuar në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS.

Znj.Bozo është një profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë dhe akademike. Ka botuar 33 libra në fushën e saj, shkencës e gjeoteknikës.

Studimet i përfundoi në 1865 ndërsa doktoraturën në vitin 1989.

Ajo numëron 52 vite në pedagogji teksa prej vitit 1994 ka fituar titullin profesor.

Pavarësisht kontributeve të mëdha, Luljeta Bozo u bë e famshme në Shqipëri me këshillat, mendimet dhe opinionet e saj pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb