TIRANE- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka trokitur sot në dyert e dhjetra biznesve të vogla e të mesme në kryeqytet për t’i ftuar në protestën e nesërme në Tiranë.

Sipas saj, bizneset sa vijnë e rrënohen nga taksat e larta, ndaj të gjithë ata që vuajnë sot këtë barrë duhet të jenë nesër në shesh.
auto_27336716_1624343240986968_4686913692730984916_n1516963760

auto_27021982_1624343244320301_5698309527433879207_o1516963758

auto_27356183_1624343364320289_6223104071873627283_o1516963756

auto_26907628_1624343500986942_5214573817373313377_n1516963754

auto_27164560_1624343520986940_1423993825363799730_o1516963753
STATUSI I PLOTE
Në një ftesë drejtuar edhe bizneseve për t’iu bashkuar protestës opozitare të 27 janarit për një qeveri të njerëzve dhe jo oligarkëve. Për katër vjet qeveria ka menduar vetëm për interesin e disa biznesmenëve, të cilët kanë fituar jo veç para nga buxheti por edhe falje taksash. Kurse shumica dërrmuese e bizneseve vuajnë varrën e rëndë të taksave që u eshtë vendosur. Shqiptarët po varfërohen përditë, bizneset po mbyllen përditë, taksat po rriten përditë prandaj ftesa jonë është edhe për to. Për të dalë në shesh edhe për të shkundur këtë qeveri që asnjëherë nuk mendoi për ta. Për të protestuar përballë një bande e cila synon pasurimin personal dhe grabitjen e jo mirëqënien.
Më 27 janar eja në protestën e opozitës!
Jorida
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: