Në një kohë që protesta e studenteve është zhvendosur para Kuvendit, pas deputetëve të LSI-së,  edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari i është bashkuar  seancës plenare, duke shkelur vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së, raporton gazetari Klajdi Bodlli.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se Hajdari ndodhet në senacë për të mbështetur studentët.

“Bravo studenteve për protestën dhe qendresën”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.

Gjencaj shton se ajo ka komentuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar edhe votim sa më parë të reformës zgjedhore.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb