Gazetari Erion Skëndaj ka raportuar për “BalkanWeb”, situatën e tanishme në qendrën e vaksinimit të vendosur në sheshin “Skënderbej”. Ai tregoi se e hëna shënoi mbylljen e vaksinimeve të hapura.

Aktualisht sipas tij, në stendat e vendosura përgjatë hapësirës së sheshit ‘Skënderbej”, nuk po kryen vaksinime, dera është e mbyllur. Personat që duan të vaksinohen duhet të rikthehen në orët e pasdites për ta mundësuar këtë gjë.

Ai tregoi se gjatë 1 jave janë vaksinuar 70 mijë persona në Shqipëri. Kjo edhe për faktin që Ministria e Shëndetësisë lejoi mundësi zgjedhje për qytetarët. Ata kishin mundësi të zgjidhnin mes vaksinës AstraZeneca dhe cinovac.

Ndërkaq, gazetari Skëndaj foli për variantin Delta të virusit dhe situatën aktuale në COVID-1. Duke iu referuar deklaratave të mjekëve, Skëndaj tha, se varianti Delta konsiderohet prej tyre si më i infektueshëm, por me risk të ulët fataliteti.

Ai gjithashtu nënvizoi se në spitalin COVID-1, aktualisht janë duke u trajtuar 9 qytetarë, gjendja shëndetësore e të cilëve është e qëndrueshme.

“Dera është mbyllur, me arsyetimin që është vapë. Ata që dua të vaksinohen duhet të kthehen në orët e vona të pasdites. Ne kemi raportuar që para se të fillonte java e hapur, numri i vaksinimeve shkonte në 4.500 deri në 5.000 vaksinime në ditë, gjatë ditëve të vaksinimit janë realizuar 70 mijë vaksina në total, nga të cilat në një mesatare javore shkon në 10 mijë në ditë. AstraZeneca dhe coronavac. Kjo e fundit ka qenë gjithmonë e pranishme. Qytetarët kishin mundësi të zgjidhnin mes AstraZeneca dhe coronavac.

Vaksinat e tjera Sputnik V është përdorur për persona të caktuar, ndërsa Pfizer taregetohet vetëm për targert grupe të caktuara. Kjo është një pyetje që duhet t’i shkojë MSH. Skeptikët kanë pasur në fokus vaksinën kineze, duke ngritur pretendimin se Pfizer nuk përdoret për popullatën e gjerë. Në dijeninë time, Pfizer realizohet vetëm në qendrat shëndetësore sipas një përcaktimi strikt të mjekut të familjes. Nga MSH është thënë që kjo vaksinë aplikohet vetëm për të sëmurët kronikë. Vaksinat që janë aplikuar në sheshin skënderbej kanë qenë AstraZeneca dhe sinovac. Ka një skepticizëm te popullata sa i përket llojit të vaksinës. Ata duan vaksina të certifikuara nga EMA. Në javën e hapur u realizua dhe u la zgjedhja e lirë e qytetarëve për të bërë ose AstraZenecan ose vaksinat kineze. Ndaj dhe ka pasur fluks vaksinimi. Ata ndahen në mes.

Një pjesë mendojnë që Shqipëria ka një imunitet të kënaqshëm dhe me vaksinimin e zonave të rriskuara ka një imunitet të qëndrueshëm. Të tjerë mjekë janë shprehur në media se personat e shtruar janë persona që as e kanë kaluar COVID-19 e as nuk janë vaksinuar. MSH apelon që të kryhen vaksina për të mbrojtur situatën. Ky variant është më pak vdekjeprurës, ka simptoma më të lehta, nuk i ka simtpomat si variantet klasike, por më të lehta. Përqendrohen vetëm në dhimbje koke e trupi e deri edhe të vjella, por s’ka temperaturë, humbje të shijes dhe të nuhatjes.

Në spitalin e vetëm COVID në vend janë 9 pacientë të shtruar dhe asnjë nuk është në rrezik. Mbërrijnë vetëm 2 urgjenca në 48 orë dhe shtrimet më pak se 10”, tha Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb