Futbolli I madh kthehet në fushën e lojës, ndërsa të gjithë prozhektorët drejtohen në Stamboll, ku Liverpool dhe Chelsea do të diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës së Europës. Parashikimet flasin të gjitha për skuadrën e Jurgen Klopp. Fituesit e Champions League vijnë në këtë sfidë pas fitores 4-1 kundër Norëic në përballjen e parë të sezonit në Premier, por pa portierin Alison Becker të dëmtuar. Po ashtu, Stambolli i sjell fat “Të Kuqve”, pasi aty jetuan një nga mbrëmjet më të mëdha të historisë së tyre, kur përmbysën Milanin në finalen e Champions League.

Skysports Liverpool Jurgen Klopp 4744842
Skysports Liverpool Jurgen Klopp 4744842

“Është një finale dhe duhet përgatitu si e tillë. Chelsea meriton respekt dhe do të kemi probleme nëse nënvlerësojmë kundërshtarët. Nuk ka favoritë, ndërsa ne jemi këtu për të fituar trofeun”, ishin fjalët e Jurgen Klopp në konferencën zyrtare për mediat. Me një tjetër atmosferë paraqitet në këtë përballje Chelsea. Humbja 4-0 kundër Manchester United në debutimin e Frank Lampard ka lënë shenjë. Pikërisht nga këtu do të niset tekniku, që kërkon nga Blutë e Londrës të reagojnë shpejt pas disfatës së rëndë.

P20190813 008 Uefa Super Cup Md
P20190813 008 Uefa Super Cup Md

“Të sfidosh një skuadër si Liverpool në finale të vendos përballë një presioni të madh. Ndeshja e parë në Premier tregoi se nuk ishim mjaftueshëm gati. Për këtë arsye duhet të bëjmë një tjetër paraqitje dhe të tregojmë të gjithë grintën tonë”, është shprehur Lampard, që kërkon trofeun e parë në karrierën e tij si trajner.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb