Barazimi pa gola përballë SHBA i ka lënë një shije të hidhur tifozëve anglez, një “X” që zbehu shumë paraqitjen e tyre shpërthyese ndaj Iranin. Me 4 pikë në dy ndeshje, “tre luanët” nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë, ndaj Uellsit kërkojnë pikët e plota për të mbyllur Grupin B në krye pa kthyer kokën pas për ta parë se çfarë bëjnë rivalët.

Derbi është një derbi, por historia ka treguar se Anglia e ka “pre” të preferuar ekipin e Bale me shokë, në 12 përballjet ndërmjet tyre kanë fituar 11 dhe barazuar vetëm një.

Southgate
Southgate

Pavarësisht shifrave dhe statistikave, Southgate nuk feston përpara kohë: “Mes nesh ka pasur gjithnjë rivalitet, edhe në aspektin sportiv. Gjithsesi besoj se në stadium do të ketë një atmosferë fantastike, mezi po e pres këtë ndeshje.

Kanee
Kanee

Harry Kane në dyshim? Është mirë, pavarësisht goditjeve që ka marrë. Të gjithë theksonin se kishte probleme në kavilje, por në fakt kishte shqetësime në këmbë. Mendoj se është në dispozicion. Botërori është një turne që nuk të jep shumë mundësi për rotacion, për fat të mirë kam një grup me 26 lojtarë profesionistë”, u shpreh trajneri i Anglisë në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb