TIRANE – Klubi i Tiranës ka përcaktuar çmimet e biletave dhe ndarjet e tribunave për tifozët në derbin me Partizanin, që do të luhet të enjten (ora 18:00) në “Selman Stërmasi”.

Si klubi organizator, bardheblutë përmes një njoftimi në “Facebook” bëjnë me dije se biletat në tribunën kryesore do të kushtojnë 500 lekë, kurse në sektorët e tjerë 2000 lekë. Në dispozicion të tifozëve të kuq do të jenë tribunat B1/B2 dhe H1/H2, ndërsa biletat do të dalin në shitje prej paradites së të martës.

NJOFTIM PER BILETAT E NDESHJES TIRANA – PARTIZANI
“Janë përcaktuar detajet organizative për ndeshjen Tirana – Partizani. Ky takim do të zhvillohet ditën e enjte, date 1 dhjetor në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Biletat për këtë takim do te dalin nesër në shitje prej orës 10:00 tek biletaritë pranë stadiumit. 1500 biletat për sektoret D1 dhe D2 ku do të qëndrojnë, Tirona Fanatics, janë shitur tashme dhe menaxhohen nga tifogrupi. Tifozeria e kuqe do të vendoset në sektoret B1, B2, H1 dhe H2 ndërkohë, që të gjithë tribunat e tjera të shtëpisë bardheblu do ti përkasin tifozëve të Tiranës. Klubi ju fton të mos mungoni në këtë ndeshje, që bashkë duhet ta fitojmë. Nxitoni të pajiseni me bileta për ta veshur “Selman Stermasin” me ngjyrat qe i takon”- shkruhej në njoftimin e klubit.
Cmimet e biletave bardheblu
Tribuna – A1/ A2 – 2 000 leke (te reja)
Tribuna – C1/ C2 – 500 leke
Tribuna – D1/ D2/ E/ F/ G1/ G2 500 leke

Cmimet e biletave per Partizanin
Tribuna B1/ B2 – 2 000 leke (te reja)
Tribuna H1/ H2 – 500 leke”.
(PanoramaSport/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb