Përplasja e tifozëve, koreografike dhe gjithçka prodhoi derbi i parë sezonal nuk lanë një shije të mirë në opinionin publik, ku as vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk qetësuan situatën, përkundrazi. Tirana-Partizani vijon të jetë një sfidë e përjetshme që ndryshon shumë balancat jo vetëm në futboll por dhe jashtë saj.

Disipmina
Disipmina

Pavarësisht se Disiplina vendosi të mbyll sektorë të stadiumit “Selman Stërmasi” apo të dënoj përjetë disa tifozë, për derbin e kryeqytetit do të flitet gjatë gjithë këtij sezoni pasi jo vetëm janë në program dhe 3 ndeshje të tjera në Superligë por dy ekipet legjendë të futbollit shqiptar mund të përballen dhe në Kupë nëse kalojnë kundërshtarët e radhës në turin e dytë. Tirana dhe Partizani janë dy ekipe që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar në vite, kështu pritet të jetë edhe këtë sezon pasi të dy klubet kërkojnë të fitojnë gjithçka.

Partizani
Partizani

Fitorja në derbi riktheu të kuqtë në garë për titull por këtë të shtunë, Partizani duhet të bëjë llogaritë me një tjetër rival të vështirë, Teutën. Ekipi i Bledi Shkëmbit konfirmoi përballë Kukësit se i ka të gjithë kartat për të konkurruar me më të mirët. Trajneri Lerda dhe lojtarët nuk do të kenë në dispozicion për këtë sfidë shumë të rëndësishme mbështetjen e tifozëve të kuq. Ndryshe nga Partizani, kalendari është më i favorshëm për Tiranën. Flamurtari është kundërshtari i duhur për të lënë pas krizën dhe të rikthehen te fitorja në kampionat, por në Vlorë duhet shumë kujdes përballë një rivali që nuk ka asgjë për të humbur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb