Dionis Çikani ishte një nga emrat që shkëlqeu me Tiranën B (12 gola) dhe në miqësoret që skuadra bardheblu kreu në verë pasi u bashkua në fillim të vitit të shkuar nga skuadra spanjolle e Torre Levantes. Gjithashtu, ai la shenjën e tij dhe në derbin e fundit të moshave në suksesin 2-1 si dhe është aktivizuar rregullisht me skuadrat kuqezi të Shqipërisë.

Por 20-vjeçari nga sot është zyrtarisht pjesë e Partizanit. Çikani ka lënë Tiranën duke zgjedhur t’u bashkohet rivalëve të qytetit, të cilët do ta huazojnë menjëherë te Besa deri në fund të sezonit, për ta rikthyer në ekipin e parë në verë. Ndërkohë nga Besa do të vijë Tedi Cara, një tjetër talent kavajs, i pagëzuar nga opinioni si “Cikalleshi” i ri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb