Derbi i kryeqytetit nuk është një sfidë si gjithë të tjera, nuk ka qenë kurrë e tillë, por mbetet sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Derbi shpesh kalon edhe kufijtë e kryeqytetit, është e vetmja sfida që mund të mbledh në stadium aq shumë tifozë. Derbi për nga rëndësia dhe interesi mund të krahasohet pa frikë edhe me Kombëtaren, madje në daljet e fundit në “Air Albania”, ndeshja Partiznai-Tirana tërhoqi një interesim më të madhe se sa Kombëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sigurisht ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës nuk kishte shumë interes pasi kuqezinjtë i kishin mbyllur llogaritë me Ligën e Kombeve, në atë përballje, në “Air Albania” ishin afër 10 mijë tifozë. Derbin e parë sezonal e ndoqën zyrtarisht 14, 249 mijë tifozë, afro 4 mijë tifozë më shumë se sa Shqipëri-Islandë. Në derbi atmosfera është edhe më zjarrtë kjo për shkak të rivalitetit ndërmjet dy tifozerive që edhe këtë herë nuk harruan të ngacmoheshin në distancë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe për nga mënyra e organizmit, derbi është i njëjtë me sfidat e Kombëtares, Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht që kjo sfidë të shkonte në kushte perfekte, madje në një moment postuan në faqen e tyre zyrtare se si po monitoronin live sjelljen e tifozëve brenda stadiumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb