Milan ngec sërish në transfertë, këtë herë përballë Sassuolo-s, një tjetër hap flas, por ndryshe nga ajo me Atalanta-n, kjo djeg jo pak pasi vjen pak ditë përpara derbit me Inter. Stefano Pioli paguan rotacionin, dukshëm ekipi i tij nuk ishte në formë optimale, mbase janë dhe më fat që dalin me një pikë nga kjo sfidë, teksa në minutën e 23-të Maignan i priti penalltinë Berardit.

Pioli u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë, por ishte shumë vonë, pa mundur të ndryshojë rrjedhën e këtij takimi. 8 pikë në 4 ndeshje nuk janë starti që Milan shpresonte, por tani nuk është koha të kthejnë kokën pas, por duhet të bëjnë llogaritë me Inter në derbin e “Madoninna”:

Na mungojë qartësia, duhet të lexojmë më mirë situatat. Pas pak ditësh derbi me Inter? Do të jetë një ndeshje tjetër, të cilën duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë në aspektin fizik dhe taktik. Derbi është derbi, një ndeshje me shumë rivalitet që shkon përtej klasifikimit”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: