As regjisorët më të famshëm nuk mund të ideonin një fund të tillë, një fitore në minutën e 100-të për ti bërë një mbyllje fantastike këtij vitit. Tirana i bën dhuratë tifozëve fitoren në një derbi të çmendur, në derbin e dytë sezonal, kjo ishte mënyra më e bukur për të festuar të qetë festat dhe për të përgatitur pjesën e mbetur të sezonit, ku dëshirojnë që në fund të festojnë me trofeun në duar.

Mund të ishin të kënaqur edhe më një pikë, por Tirana u fut në fushë për fituar, besuan deri në fund dhe ia arritën qëllimit duke marrë një fitore të madhe në çdo aspekt. Kryeqyteti mbetet bardheblu, kjo ishte fitorja e dytë radhazi në derbi, por kjo ishte një fitore jetike edhe për tabelën e klasifikimit. Pas frenimit të Vllaznisë dhe Kukësit, dy rivalëve më të afërt, më ketë fitore, Tirana e dërgon diferencën në plus 5 me vendin e dytë.

Kjo diferencë i jep më shumë qetësi për të punuar gjatë janarit me kujdes. Tirana mbyll një vit me shifra të denja për një ekip kampion, 10 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, më mirë se çdo skuadër tjetër, kanë shënuar 28 gola dhe kanë pësuar 11 më mirë se çdo skuadër tjetër, për të gjithë ata që synojnë kreun, kjo fitore ishte mesazhi më i fortë që Tirana mund të jepte, janë ata ekipi për tu mundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: