Derbi i kryeqytetit është padiskutim sfida më emocionuese e futbollit shqiptar, një ndeshje që prodhon shumë emocione, një ndeshje vitrinë për Superligën. Pavarësisht se si vinë dy ekipet në këtë sfidë, spektakli në tribuna është gjithnjë i garantuar, aq më tepër që këtë herë është një ndeshje jetike për të dy klubet ku kërkohet fitorja me çdo kusht.

Anshtajni
Anshtajni

Tifozët e dy klubeve emblemë të futbollit shqiptar kanë filluar përgatitjet prej kohësh në pritje që biletat të dalin në shitje. Të dielën parashikohet që stadiumi “Selman Stërmasi” të jetë me kapacitet të plotë për ti dhënë më shumë ngjyra këtij takimi të shumëpritur.

Partizoni
Partizoni

8089 biletat që do të dalin në shitje priten të avullojnë shumë shpejt pasi interesimi për të këtë sfidë live është shumë i madh. 6271 bileta do të jenë në dispozicion të tifozëve bardheblu, me Tiranën si ekip pritës, ndërsa 1818 bileta do të jenë në dispozicion të tifozëve të kuq të Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb