Kryeqyteti është zyrtarisht nën ethet e derbit. Është java e sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar, Tirana-Partizani. Pas një viti mungesë, dy klubet më elitë të futbollit shqiptar, rikthehen të përballen në fushë, në një sfidë ku emocioni është gjithnjë në maksimum, të paktën nga tifozët. Mënyra se si tifozët e dy klubeve e përjetojnë këtë sfidë është unikë në Shqipëri, një sfidë e cila përveç spektaklit në tribuna sjell gjithnjë tension tek organizatorët.

Ajo që prodhoi sfida e parë e kampionatit ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit, ky tifozëritë e dy klube u përplasën ndërmjet tyre, solli shumë pikëpyetje për vazhdimësinë e kampionit, nëse duhet apo jo prezenca e policisë së shtetit. Sipas ligjit, klubi organizator ka bërë kërkesë për prezencën e policisë së shtetit për të siguruar perimetrin e jashtëm të stadiumit në mënyrë që të shmanget çdo përplasje të mundshme ndërmjet dy tifozerive.

Burime për “Balkanweb” pranë klubit bardheblu bëjnë më dije se për këtë takim do të këtë një prezentë shumë të madhe të stjuartëve për të garantuar që gjithçka do të shkojë normalisht edhe brenda stadiumit “Selman Stërmasi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb