Përplasjet ose incidentet në derbin e Londrës mes West Ham dhe Chelsea nuk ndalen. Pas dhunës së ushtruar nga tifozët në ndeshjen e luajtur në tetor për llogari të “EFL Cup”, sërish në ndeshjen e luajtur dje ndërmjet këtyre skuadrave situata nuk ka qenë e qetë.

Eden Hazard u përball me një tifoz të nevrikosur të West Ham pasi shënoi golin e avantazhit për Chelsean. Ylli i ekipit të “Blues” dërgoi topin në rrjetë në minutën e 25’, për të kaluar ekipin e tij në epërsi. Por, në një çarje shokuese e kordonit të sigurisë në stadiumin e Londrës, një tifo arriti në një mënyrë që të depërtojë në fushë, për t’i ulëritur futbollistit të përfaqësueses belge.

Falë ndërhyrjes së agjentëve të sigurisë, u arrit që tifozi të ndalej përpara se të përballej fizikisht me futbollistët që ishin afruar te Hazard për të festuar golin. Ndërkohë, mbrojtësi brazilian i Chelseas, David Luiz vrapoi të përballej me tifozin që po i rezistonte agjentëve të sigurisë.
nintchdbpict000307047727-e1488832948439
Vetëm pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur që kjo ngjarje aspak sportive të mbyllej me aq.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb