Nesër në orën 12:30, si asnjëherë tjetër, luhet një nga sfidat që për shumë vite ka qenë më e rëndësishmja e Europës, Inter vs Milan, ose ndyshe derbi i Madoninës. Një orar i pazakontë, por kur shikon që pronarët e rinj të dy klubeve historike janë kinezë, nuk kishte si të ndodhte ndyshe.

Një derbi që nuk ishte vetëm i Italisë, por i gjithë botës e që me të drejtë nga analistët është quajtur si më i forti. Si i tillë përballjet e mëdha mes lojtarëve emblemë të skuadrave të Milanos nuk kanë munguar. Një nga to ishte edhe Materrazzi-Shevchenko.

Nëse ish-sulmuesi i Ukrainës, Andrij Shevçenko sheh ëndrra të frikshme natën në gjumë, natyrisht që pjesa më e madhe e tyre janë me Materazzin. Ish-mbrojtësi i Interit ka qenë padyshim një nga rivalët e tij më të egër në fushën e lojës.

Compil fautes de la p… de materazzi by teutahh9
Materrazi shquhej si një futbollist agresiv, por si duket inati i tij shtohej, kur përballë kishte Shevçenkon. Më poshtë keni disa nga duelet e tyre më të zjarrta të cilat për fat të mirë nuk kanë përfunduar me pasoja.

Kujtojmë që sfida e nesërme pritet të hyjë në histori pasi do të ndiqet nga 875 mln telespektatorë. Do jetë e para në historinë e futbollit me një shifër të tillë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb