Sot, në orën 17:30,luhet derbi i Manchesterit. Por nga radhët e United Cristiano Ronaldo, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Luke Shaw nuk kanë qenë mes 21 lojtarëve të pranishëm në Lowry Hotel, ku “Djajtë e Kuq” po qëndrojnë para ndeshjes.

Siç kanë bërë të ditur disa media të huaja, kjo mund të thotë se ylli portugez do të mungojë në derbin kundër ekipit të Pep Guardiola-s. Sipas anglezes “Manchester Evening News”, Djajtë e Kuq ka shumë mundësi të luajnë pa Ronaldo-n sot.

Përveç Ronaldo-s, Cavani, Varane dhe Shaw mungojnë gjithashtu. Asnjëri prej lojtarëve nuk ka probleme serioze fizike: uruguaiani vjen nga një dëmtim, por trajneri Ralf Rangnick ka thënë se do të ishte në dispozicion për ndeshjen e orës 17:30 në Etihad Stadium.

Mbetet për t’u parë nëse mungesa e Ronaldo-s dhe emrave të tjerë të mëdhenj do të thotë se ata nuk do të marrin pjesë në derbi ose nëse kanë patur leje për të mos qenë në hotel. Marrëdhënia mes Rangnick dhe Ronaldo-s nuk ka qenë shumë e mirë dhe në javët e fundit është thënë se ka patur shumë mosmarrëveshje brenda ekipit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb