Gara për titullin kampion është ende e gjatë, por Inter dhe Milan do të japin një tjetër shijim të sfidës së madhe që deri tani po luhet në distancë. Derbi i Milanos kthehet të martën në mbrëmje për çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë, ndërsa është edhe një test force mes dy kryesuesëve të Serie A.

Nerazzurrisiamonoi Inter Sanchez Alexis Giocatore Inter
Nerazzurrisiamonoi Inter Sanchez Alexis Giocatore Inter

Për Inter dhe Antonio Conte ka edhe shijen e revanshit, pas humbjes në përballjen e parë sezonale në kampionat. Po ashtu, zikaltërit kërkojnë të qëndrojnë në “valle” për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin italian. Megjithëse e ka luksin për rotacion, Conte nuk do të kursejë titullarët e tij. Një raund pushim mund t’i jepet Lautaro Martinez, duke aktivizuar Alexis Sanchez në krah të Lukaku nga minuta e parë në sulm.

Photo Lapresse Spada 23 January , 2020 Milan ( Italy ) Soccer A.c. Milan Stagione 2020 2021 Serie A Milan Vs Atalan
Photo Lapresse Spada 23 January , 2020 Milan ( Italy ) Soccer A.c. Milan Stagione 2020 2021 Serie A Milan Vs Atalan

Nuk janë më të pakta pretendimet e Milan. Kuqezinjtë kërkojnë të kthehen te fitorja, pas goditjes së rëndë që morën nga Atalanta të shtunën. Pioli as që e ka në mend rotacionin, ndërsa mund të vijë me një surprizë në derbi, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Mario Mandzukic. Kroati debutoi në kampionat me ngjyrat kuqezi, ndërsa mund të marrë fanellën e titullarit bashkë me Zlatan Ibrahimovic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: