Vigjilja e derbit mes Suonsit dhe Kardifit, në program nesër në orën 13:00 në “Liberty Stadium”, nis në mënyrën më të keqe të mundshme! Një gjest makabër dhe i papranueshëm nga ana e tifozëve të Suonsit që kanë njollosur këtë takim. Në rrjetet sociale janë shfaqur foto biletash avioni në emër të Emiliano Sala, sulmuesit argjentinas që vdiq 21 janarin e shkuar pas një aksidenti ajror kur po fluturonte nga Nanta në drejtim të Kardifit.

Biletat E Turpit
Biletat E Turpit

Një gjest i turpshëm i bërë nga disa tifoze që nuk e kanë pasur për gjë të fyejnë kujtimin e një djali që vdiq para kohe dhe kanë stampuar dhe shpërndarë nëpër qytet biletat false. Një ngjarje që ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë dhe vetë klubin e Suonsit, që nëpërmjet një komunikate ka deklarur se do bashkëpunojë me policinë për të gjetur përgjegjësit e kësaj burracakërie.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb