Me formulën aktuale të Superiores, në fund gjithçka mund të ndodhë.DINAMOPër të përcaktuar vendin e parë apo të dytë, që në “Final 4” ka avantazhin e barazimit për të kaluar në finale, kanë rëndësi sfidat direkt mes rivalëve, nëse ata do ta mbyllin kampionatin e rregullt me pikë të barabarta, siç janë tani.
Në këto kushte, bluve u duhet patjetër një fitore ndaj Partizanit për të rregulluar situatën ndaj këtij kundërshtari. Të kuqtë mbajnë vendin e parë për shkak të avantazhit në ndeshjet direkt ndaj Dinamos, me 1 barazim dhe 1 fitore. Skuadrës së Dajës i duhet t’i balancojë llogaritë me një trepikësh të mundshëm kundër Partizanit. Mund të jetë “e treta, e vërteta”.