Shtatori do të fillojë me një supersfidë në Serie A.Milan dhe Inter do përballen në Derbi me datë 3, në sfidën që do luhet në San Siro dhe do vlejë për javën e pestë të kampionatit.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, për shkak se tifozëritë tashmë kanë parë se skuadra e tyre e zemrës është rikthyer ashtu si në vitet e lavdishme. Mediat italiane bëjnë me dije se janë shitur të gjitha biletat për këtë 90 minutësh.

San Siro do të jetë plot tifozë, me kapacitetin e stadiumit që shkon diku te 80 mijë vende.

Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: