Pasi ndryshuan trajner dhe staf drejtues, Inter dhe Milan kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Nga Spanja vijojnë të insistojnë, Antonio Conte kërkon të ketë në skuadër “luftëtarin” e tij të preferuar, Arturo Vidal.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas “Mundo Deportivo”, në garë për të siguruar shërbimet e Vidal nuk është vetëm Inter por dhe Milan. Ti rrëmbesh Barçës mesfushorin kilian nuk është aspak e lehtë pasi trajneri Valverde i ka besuar jo pak gjatë sezonit që sapo u mbyll: 53 ndeshje në La Liga dhe në Kupë. Për momentin klubi “blaugrana” nuk ka ndërmend ta nxjerr në shitje por gjërat mund të ndryshojnë në momentin kur në tryezën e tyre mund të paraqitet një ofertë e mirë, fundja Vidal tashmë është 32 vjeç. Barcelona investoi 22 milion euro në verën e vitit 2018 për të marrë Vidal nga Bayern Munich me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021.

Vidal
Vidal

Conte nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e tij për Vidal por kërkon ta transferoj në Milano duke i ofruar Barçës shërbimet e Nainggolan. Pikërisht kjo ofertë nuk i shkon përshtat spanjollëve të cilët nëse vendosin ta lënë të lirë Vidal do ta bëjnë vetëm për para kesh, në këtë pikë në skenë del Milan. Problemi më i madh për të dy klubet është paga e Vidal, 9 milion euro në sezon.

Lukaku
Lukaku

Jo vetëm Vidal, Inter vijon të insistoj për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me Romelu Lukakun, dëshira më e madhe e Antonio Contes. 5 orë ka zgjatur takimi ndërmjet përfaqësueseve të klubit ziklatër dhe menaxherit të sulmuesit belg, një takim ku sipas mediave italiane ka qenë i pranishëm dhe vetë Conte. Pas murit të ngritur nga Man.United, Inter ka përpiluar një ofertë të re, kërkojnë ta transferojnë në formë huazimi për dy vite me të drejtë blerje në fund të sezonit: 10 milion euro në çdo vit për huazimin dhe 60 milion euro në fund për të blerë përfundimisht kartonin e tij, një ofertë e cila shihet më e përshtatshme për të shkuar në shumën që kërkojnë “djajtë e kuq”, 80 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: