Simone Inzaghi, trajneri i Inter, flet në vigjilje të sfidës kundër Milan: “Derbi është gjithnjë i veçantë, Milani nuk po kalon një moment të mirë, por janë sërish kampion të Italisë, janë dhe në 1/8 e Champions League.

Ata kanë cilësi, i respektoj shumë dhe duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Në një sfidë të tillë duhet kokë dhe zemër, duhet të japim gjithçka në fushë. Çdo derbi është një histori tjetër, duhet t’i luash me të njëjtin përqendrim dhe ekuilibër.

Inzaghii
Inzaghii

Skriniar? Nuk gjykoj zgjedhjet e tij, e gjykoj vetëm si lojtar. Është një djalë i shkëlqyer, me shumë mundësi do të jetë në ndeshje”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi.

Pioli
Pioli

Ashtu si Inzaghi edhe Stefano Piolo vlerëson rëndësinë e këtij derbi: “E kemi një plan për këtë ndeshje, kemi punuar me shumë vëmendje. Kjo është një mundësi e madhe për ne, duhet ta shfrytëzojmë. Inter? E sigurt është që ata vijnë më mirë në këtë ndeshje. Vitin e shkuar kemi bërë më mirë se ta, mund ta bëjmë edhe këtë vit”, u shpreh ndër të tjera Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb