Një derbi do të jetë edhe në familjen Rama. Olsi është drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ndërsa nipi i tij Gregu, djali i kryeministrit Edi Rama ka zbuluar se është një tifoz i Tiranës. Pas fitores kundër Kukësit, ai festoi me futbollistët bardheblu.

33
33

Në lidhje me këtë rivalitet brenda familjes ka folur Olsi Rama. “Gregu është sportdashës dhe ka lujatur me Tiranën basketboll. Ka një simpati për Tiranën, dhe s’ka të bëjë me faktin e Partizanit. Lojtarët e Tiranës e dinë që unë i takoj dhe i uroj suksese, është brenda normave. Gregu do ta shohë ndeshjen afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën”, ka thënë duke qeshur drejtori i klubit të kuq të kryeqytetit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb