Kristjan Asllani ka qenë “çelësi” i mesit të fushës për Empolin. Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e shumë skuadrave të mëdha, të cilat janë të gatshme të hyjnë në garë për shërbimet e tij.

Sipas medieve italiane, Interi dhe Milani do të rivalizojnë në distancë për mesfushorin kuqezi. “Djalli” po mendon të ofrojë kartonin e sulmuesit të huazuar te Spal, Lorenzo Colombo, për të ulur disi çmimin e kartonit.

Në krahun tjetër të Milanos, Interi po identifikon profilet e mundshme që mund të zëvendësojnë Marcelo Brozovic. Asllani ka talent dhe mund të jetë i nevojshëm për skemat e Inzaghit që do përdorë për edicionin e ardhshëm.

Për  momentin nuk ka favorit, me kohën që do tregojë se kush do ia dalë në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb