Kryeqyteti mbërthehet edhe nga ethet e derbit, të dielën luhet sfida e përjetshme, Partizani-Tirana. Ky është derbi i parë sezonal, një sfidë që si gjithnjë pritet me një interesim shumë të madh nga ana e tifozëve. Ky derbi merr dhe më shumë shije pasi luhet në “Air Albania”.

Në letër si gjithnjë është një sfidë shumë e rëndësishme për të dy klubet, jo vetëm për pikët në tabelë, por mbi të gjitha për impaktin që ka një derbi për vazhdimësinë dhe për moralin e dy ekipeve.

309654560 499872512148427 8580828268821252318 N
309654560 499872512148427 8580828268821252318 N

Tirana fitoi titullin një vit më parë dhe sfidat derbi ishin pika kyçe, ku në 4 përballjet ekipi i Shehit mori 3 fitore dhe 1 barazim. Tirana nuk njeh humbje në derbi prej 5 ndeshjeve radhazi. Bardheblutë kërkojnë të ruajnë me çdo kusht këtë trend, por këtë herë kanë përballë një Partizanin ndryshe, në emra dhe në staf.

309552213 1987879194739800 5922728318231748492 N
309552213 1987879194739800 5922728318231748492 N

Të kuqtë kanë startin më të mirë në vitet e fundit, me 4 fitore dhe një humbje në 5 ndeshjet e para, 12 pikë që i kanë dhuruar kreun, plus 4 pikë në raport me Tiranën. Trajneri Colella është përpjekur që nga dita e parë të mbajë ambientin me këmbë në tokë, nuk ka luajtur kurrë më parë një derbi, por është i qartë mbi peshën e madhe që paraqet kjo sfidë. Të dy ekipet vijnë në kushte optimale, pak mungesa në radhët e të kuqve, ndërsa Shehi i sfidon me grupin e plotë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb