Serge Gnabry mund të jetë çështja e radhës në shtëpinë e Bayernit. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por akoma nuk është i bindur për rinovimin.

Kaq ka mjaftuar që bavarezët të mendojnë për shitjen e tij. Sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, kartoni  i Gnabryt kushton 40 milionë euro.

Për 26 vjeçarin gjerman do të ketë derbi. Manchester United dhe Manchester City do të garojnë në distancë për të fituar shërbimet e tij, teksa vendimtare do jetë dëshira e vetë Gnabryt. Sa i përket mundësive ekonomike, favorit në letër duken “Qytetarët”.

Lojtari ka qenë tejet i rëndësishëm për Bayernin gjatë gjithë këtyre sezoneve, ku ka luajtur në çdo edicion të Bundesligës mbi 25 ndeshje.

4
4

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: