Në pamundësi për tu zhvilluar në kryeqytet, derbi u s’postua në “Elbasan Arena”, por ky fakt nuk zbeh asgjë nga rëndësia e jashtëzakonshme që mbart kjo sfidë. Ashtu si një vit më parë, kjo përballje, e dyta sezonale, pritet të ketë një ndikim shumë të madhe për të dy klubet, Partizanin dhe Tiranën. Këtë sezon gjërat kanë ndryshuar shumë, pasi janë të kuqtë që sfidojnë kampionët në fuqi, presioni është më i madh në radhët e bardhebluve.

Tirana Partizani Derbi
Tirana Partizani Derbi

Në derbin e parë këtë sezon, të zhvilluar në “Air Albania”, terreni dhe pozitat ku ndodheshin dy ekipet, bënë që si trajneri Dede ashtu edhe Daja të kujdeseshin më shumë për të mos humbur se sa për të fituar. Këtë herë diskutimi është ndryshe pasi asnjë nga dy ekipet nuk do të kënaqej me një barazim, ky është një derbi që duhet fituar. Ecuria fantastike që Vllaznia ka këtë sezon detyron dy ekipet e kryeqytetit të futen në fushë për të fituar, e vetmja mundësi për të qëndruar në garë. Atmosfera është pozitive tek të dy ekipet, ndërsa dy trajnerët kanë vendosur dhe formacionin zyrtarë që do të zbres në fushë nga minuta e parë:

Derbii
Derbii

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Mala, Belica, Bitri, Hakaj; Murataj, Broja, Cordeiro; Asani, Solomon, Bardhi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA (3-4-1-2): Bekaj; Toshevski, Hoxhallari, Najdovski; Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci; Torassa; Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb