Nëse në fillim të sezonit, në derbin e parë sezonal, luhej për të mos humbur, me dy ekipet që në fund ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, diskutimi është shumë ndryshe në këtë përballje të fundit mes Partizanit dhe Tiranës. Që nga ajo sfidë kanë ndryshuar shumë gjëra, në këtë akt të katër dhe të fundit, dy ekipet zbresin në fushë vetëm për të fituar. Të kuqtë e Ilir Dajës janë të karikuar në maksimum, të vetëdijshëm që rruga e vetme për të mbajtur të gjallë objektivin titull është fitorja.

Daja
Daja

Partizani zbret në këtë sfidë me stofin e favorit, me të gjithë lojtarët në dispozicion të gatshëm për ti marrë maksimumin përballjes me rivalët e përjetshëm. Ilir Daja mund të ndryshojë skemë por nuk pritet të këtë ndryshime të mëdha në emra, thuajse gjatë gjithë sezonit ka ndryshuar pak, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh. Nuk janë në garë për titull por ky detaj nuk ndryshon asgjë, Tirana zbret në këtë derbi me një objektiv të vetëm, fitoren.

1 Derbi Rruga Drejt Europes Halili Heq Dore Nga Titulli, Iu Tregoj Te Ardhmen E Seferit Dhe Shehit
1 Derbi Rruga Drejt Europes Halili Heq Dore Nga Titulli, Iu Tregoj Te Ardhmen E Seferit Dhe Shehit

Ashtu siç u shpreh presidenti Halili një ditë më parë në intervistën e tij për “News24”, kjo është një ndeshje që duhet fituar për të kapur europën, një ndeshje që do t’ia bëjë më të lehtë edhe ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Nga kjo sfidë dhe prezenca në Europë varet fati i disa titullarëve. Trajneri Shehi ka në dispozicion grupin e plotë ndërsa dilema e vetme është Elton Kale. Tekniku bardheblu nuk pritet të ndryshojë shumë në formacion, mbetet vetëm për tu përcaktuar se kush do të zbres në fushë nga minuta e parë në krahun e djathtë të sulmit, me Halinin dhe Danso që janë në balotazh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: