Partizani do të luajë derbin e parafundit të këtij sezoni, një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë, nga ku mund të kalojë Evropa. Presioni është shtuar tashmë shumë pas eliminimit nga Kupa dhe derbi i radhës merr rëndësi të veçantë.

Trajneri Mehmeti ka punuar këto ditë edhe nga ana psikologjike, për të larguar presionin, në mënyrë që të kalojnë me sukses kundërshtarin e radhës. Në kampin e kuq për asnjë moment nuk mendojnë se Dinamo është rival i lehtë dhe në krizë.

Dhe këtë e kanë të freskët nga përballja me Skënderbeun, që nuk shkuan më shumë se një barazim. Për të afruar edhe tifozët dhe për të ndjerë mbështetjen e tyre, drejtuesit e Partizanit kanë spostuar ndeshjen nga “Elbasan Arena” në “Selman Stërmasi”.

Edhe për Dinamon është sfidë për jetë a vdekje. Nëse blutë nuk arrijnë të fitojnë, përfundimisht vuloset fati i tyre drejt Kategorisë së Parë, pasi as matematika mund të mos hyjë më në lojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb