Me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, Tirana shkon e qetë në derbin e kryeqytetit kundër Dinamos. Bardheblutë kanë prekur me njërën dorë titullin kampion, ky është perceptimi i krijuar, por Orges Shehi as që dëshiron të kthejë kokën pas, për të pjesa më e vështirë vjen tani, ku ekipi i tij duhet të jap akoma më shumë për të mbyllur me sukses këtë edicion. Shehi foli edhe për të ardhmen e tij ndërsa tregoi se kujt i frikësohet në pikë të sezonit:

“Distanca? Diferenca me 10 pikë nga vendi i dytë bie poshtë duke ditur sa ndeshje janë ende në lojë dhe çfarë kundërshtarësh kemi. Kemi 11 pengesa, e para është kjo nesër. Pa marrë parasysh pikët që kemi diferencë me të tjerët.

Trajneri i ri te Dinamo? Ndërrimi i trajnerit te Dinamo të konfuzon, kur ka kohë aty trajneri di si të studiosh. Ndonjëherë bën mirë sepse lojtarët motivohen. Na e bën më të vështirë nesër, të jemi të vëmendshëm dhe të qetë për të marrë masat, mbi mënyrën sesi luan kundërshtari.

Kemi bërë kampionat të mirë, një nga këto ndeshjet është edhe kundër Dinamos. Kemi marrë maksimumin, janë skuadër me lojtarë cilësorë. Duhet të vlerësohen maksimalisht edhe për lojtarët që kanë në grup. Për të shkuar deri në fund, nesër vjen pengesa e parë.

Kalendari? Këto ndeshje të ofrojn kjo fazë. Me mbyllen e “Air Albania”, ne të gjitha ndeshjet e tjera do i kemi jashtë, deri stadiumi jonë të jetë gati.

Erbim Fagu? Ne e dinim sepse kishte plane, ndryshon dinamika e jetës. Ai u shkëput për impenjime familjare jashtë Shqipërisë. Është shpejtë për të marrë pjesëtarë të tjerë, kemi Kristi Vangjelin aty.

Kujt i frikësohet Tirana? Janë 11 javë dhe 33 pikë në lojë, i frikësohemi vetes sonë. Impenjimi dhe vlerësimin duhet të jenë në maksimum. Të vlerësojmë mundin dhe djersën tonë, tani që jemi afër objektivave.

Rinovimi? Presidenti merr vendime, është fuqiplotë. Epiqendra është transferta nesër. Nuk kemi të bëjmë me kohën për rinovim. Te Tirana, trajnerët shkojnë dhe vijnë. Ne kemi detyrë të bëjmë krenar këdo me punën tonë, tani në fund duhet më shumë impenjim.

Në punë vij sikur kam gjithë jetën këtu dhe iku si të ishte dita e fundit”, tha Orges Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb