Ishte e qartë që një humbje në derbi vetëm sa do të shtonte agoninë në shtëpinë e kuqe. Me vetëm 4 pikë në 6 javë, asnjë fitore, janë shifra që do të lëkundin stolin e çdo trajneri, as Ilir Daja nuk është më i pa prekshëm, vështirë se Gaz Demi del me të në pension, por Daja dhe stafi drejtues u kapën pas vendimeve të arbitrave duke ia faturuar atyre humbjen përballë Tiranës.

Pavarësisht këtij detaji është e qartë që Partizani çalon në shumë aspekte, edhe në këtë sfidë bën shumë pak për të marrë diçka më shumë.

Ramaaa
Ramaaa

Derbi “ha koka” trajnerësh u shpreh një ish i famshëm si Shpëtim Duro, por Daja vendosi të mos dorëzohet, jo tani të paktën ku kalendari vjen në dishezë. Të kuqtë nisën menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës atë kundër Egnatia, por atmosfera nuk ishte aspak pozitive.

Sipas “Panorama Sport”, trajneri u kap me mesfushorin Kristi Kote, një tjetër detaj që konfirmon se jo të gjithë janë në krahë të trajnerit. Në tre javët e fundit të fazës së parë, Partizani luan kundër Egnatia, Kastrioti dhe Laçi, kërkohet nëntë pikë të plota për tu rikthyer edhe një herë në garë, në të kundërt i pari që do të sakrifikohet është pikërisht trajneri.

Ze Maria
Ze Maria

Presioni është shumë i madh mbi Ilir Dajën, nuk mungojnë as vetë ofrimet si në rastin e Ze Maria, ish trajneri i Tiranës që kërkon stolin e kuq në momentin më të vështirë për Ilir Dajën.

Presioni është i madh edhe nga ana e tifozëve, në këtë moment të vështirë, i kujtojnë të kaluarën si bardheblu dhe largimin e tij si mënyra e vetme për të shpëtuar këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb