Nuk ka frikë tek Tirana por vetëm respekt për kundërshtarin, kështu u shpreh Ze Maria në konferencën zyrtare për shtyp në vigjilje të derbit por dukshëm në seancën e fundit stërvitore tekniku brazilian ishte jo pak i shqetësuar që asgjë të mos flirtonte jashtë kompleksit “Skënder Halili”. Si rrallë herë, braziliani nuk preferojë të zhvillojë ndeshjen e kontrollin ku piketohen dhe formacioni apo skema që pritet të aplikohet por u mjaftuan me një ndeshje të vogël dhe me disa goditje në kuadrat.

Presioni është me i madh tek Tirana për të fituar këtë derbi dhe dilemat më të mëdha të Ze Maria janë pikërisht për fazën ofensive, aq më tepër që ky është një repart i cili ka qenë në ndërtim e sipër këtë fillim sezoni. Pjesa tjetër e skuadrës duke fikse pasi Ze Maria i njeh mirë dhe është një grup me të cilin ka punuar prej kohësh. Në portë Ilion Lika pritet të mbështet nga Doka, Turtulli, Berisha dhe Hoxhallari në mbrojtje ndërsa Daja, Maveje dhe Hasani do të formojnë mesfushën.

Rikthimi i Sentamut në formë me një tre golësh në Kupë e ka vendosur jo pak nën presion trajnerin Ze Maria. Sulmuesi nga Uganda pritet të zbres në fushë si titullarë ndërsa dilemë është kush do të formë pjesën tjetër të ofensivës ku ndërmjet Kobinës, Blazhevskit dhe Oduamadit, Ze Maria duhet të sakrifikojë një ndërmjet tyre për të bërë vend pikërisht Sentamut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb