Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se pjesët e para të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 arritën të premten në Ankara dhe se do të vazhdojnë të arrijnë edhe në ditët në vijim. Ngarkesa me S-400 u dërgua në bazën ajrore Murted, jashtë Ankarasë, tha përmes një deklarate Ministria turke e Mbrojtjes.

“Kur sistemi të kompletohet, ai do të nisë të përdoret në mënyrën që e përcaktojnë autoritetet përkatëse”, thuhet po ashtu në deklaratë. Shërbimi Federal i Rusisë për Ushtri dhe Bashkëpunim teknik e konfirmoi fillimin e dërgesave. Por, kjo marrëveshje e Turqisë me Rusinë i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja thotë se raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35. SHBA-ja i ka kërkuar Turqisë t’i anulojë blerjet; në të kundërtën, ka paralajmëruar se Turqia mund të përballet me sanksione.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb