Posta shqiptare nuk është në lartësinë që qytetarët presin nga shoqëria më e madhe tregtare që operon në tregun e shërbimeve postare dhe financiare në vend. Ankesat sa vijnë e shtohen, ndërsa shërbimi postar me 533 zyra në të gjithë vendin dhe 2500 punonjës lë shumë për të dëshiruar. Për News24, qytetarët thonë se puna e Postës Shqiptare karakterizohet nga vonesa dhe gabime të shumta në dërgesa.

Sipas tyre posta i çon dërgesat në adresa të gabuara duke bërë që mos të mbërrijnë kurrë në destinacion. Nga ana tjetër qytetarët thonë se interesimi i tyre për dërgesat bie në vesh të shurdhët pasi posta nuk mban përgjegjësi për pakot e humbura, e duke mos përmbushur sloganin “Shpejt, Sigurt, Kudo”. Në kushtet kur qytetarët kanë nisur ankesat, duket se posta shqiptare nuk e ka më mision të sajin që t’i garantojë klientit cilësi dhe korrektësi në shërbime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb