Gazetari Alfred Lela në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një përmirësim imazhi dhe se është një tjetër urë me Italinë.

 

Për rastin e Qazim Ismailit, Lela shpreson që mos jetë i vërtetë lajmi që ai nuk ka lidhje me fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë por është pompist pasi do të ishte një goditje për shqiptarët që jetojnë në Itali.

 

Sipas Lelës Shqipëria ka nevojë për përmirësim imazhi dhe ajo që bëri qeveria shqiptare për Italinë është jo gjest por akt dhe jehona vijon ende në Itali.

 

”Po përmirësohet me pikatore por mirëpritet dhe është një hap më afër shpresës. Dashtë zoti sa më shpejt.

 

Jo, patjetër jehona vazhdon në fakt edhe sot kryeministri ishte me kanalin 5. Unë ndjek edhe këtu mjekët me mamanë time. Është imazh public shumë i mirë. Duhen falenderuar mjekët dhe sensi i solidaritetit. Në u dashtë të falenderojmë dhe kryeministrin Rama. Unë kam rezervat e mia për të por nuk është nata.

Nuk është gjest është akt. Hedh një urë tjetër përtej Adriatikut në marrëdhënie të trazuara port ë sunduara nga dashuria. Kjo është një mirënjohje.

 

 

 

Shiko, unë nuk e komentoj do ta komentoj, di një gjë që kolegëve të mi tek Politiko i kam thënë mos e publikojnë pa e konfirmuar. Duke marrë gjithë këtë kujdes në Itali për mamanë time do më bënte të ndihesha keq që lajmi do ishte i vërtet. Do doja që ai zotëria të ishte vërtet nga fusha e shëndetësisë.

Ka sublimen brenda saj. Ja kam kërkuar kolegëve të mi me dy burime. Duke uruar gjithmonë si shqiptar, human që mos jetë e vërtetë. Dua të them që shumë prej nesh mund të kemi bërë punë të tjera që nuk janë të lidhura me këtë që po bëjmë apo me ato të lidhura me shkollën.

 

Unë nuk i shoh dëshmitë. Po të besoj ty dhe nëse dëshmitë janë atëhere lajmi është i rremë, I fabrikuar ose politik. Nuk mund të jenë të dyja. Shpresoj mos jetë e vërtetë sepse do të ishte goditje nën brez ose mbi brez jo për mua por për shqiptarët në Itali që jetojnë. Kemi nevojë për imazh të mirë.”- tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb