Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendjen ndërkohë që gara për kreun e Partisë Konservatore dhe kryeministrin e ri të vendit është duke u zhvilluar në Britani, është ajo për dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

Komisioneri i lartë i Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë, ka paralajmëruar sot se emigrantët të cilët mund të dërgohen në Ruandë, mund të detyrohen të bashkohen me ushtrinë vendase dhe të dërgohen për të luftuar në shtetet fqinje.

The Times raporton se Ministria e Jashtme britanike në mënyrë të përsëritur paralajmëroi Downing Street kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje për dërgimin e emigrantëve në Ruandë për shkak të historisë që ky vend ka me të drejtat e njeriut.

Ruanda fillimisht u përjashtua nga lista e ngushtë e vendeve të mundshme për politikat e qeverisë mbi imigracionit për shkak të historisë së saj.

Kjo ndodhi pasi Ruanda u identifikua si një nga 14 vendet e vlerësuara se paraqesin probleme thelbësore në lidhje me sistemet e azilit dhe të drejtat e njeriut dhe negociueshmërinë politike.

Zbulimet erdhën pas bërjes publike të një sërë dokumentesh qeveritare, të publikuara si pjesë e seancës paraprake në Gjykatën e Lartë përpara një shqyrtimi të plotë gjyqësor të politikës në shtator.

Dokumentet zbulojnë se qeveria britanike është përballur me kundërshtime të mëdha nga brenda kabinetit të Johnson ndaj politikës për dërgimin së Ruandë të emigrantëve të paligjshëm.

Kjo çështje pritet të zgjidhet nga kryetari i ri i shtetit.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb